A smaller text A normal text A larger text

English | Shqip | العربية | বাংলা | 中文FrançaisλληνικάKreyòl AyisyenItaliano한국어PolskieрусскийEspañol | יידיש | اردو

Ranked Choice Voting

Duke filluar nga viti 2021, në NYC do të përdoret votimi me radhitje sipas preferencës (Ranked Choice Voting) në zgjedhjet primare dhe speciale për zyrat lokale.

Mund të klasifikoni deri në 5 kandidatë sipas preferencës, në end se të zgjidhni vetëm një. Përsëri mund të votoni vetëm për një kandidat nëse doni.

Zgjedhjet e para për mbarë qytetin me votim me radhitje sipas preferencës do të jenë zgjedhjet primare më 22 qershor 2021. Gjeni datat dhe afatet e ardhshme të zgjedhjeve në voting.nyc.

Pse po përdorim votimin me radhitje sipas preferencës?

Qytetarët e Nju Jorkut duhet të përdorin votimin me radhitje sipas preferencës në një masë votimi (ballot measure). Është miratuar me mbështetje 73.5%.

Në cilat zgjedhje do të përdoret votimi me radhitje sipas preferencës?

NYC do të përdorë votimin me radhitje sipas preferencës në zgjedhjet primare dhe speciale për zyrat lokale: Avokati, Avokati i popullit, Kontrollori (Comptroller), Presidenti i zonës elektorale, dhe Këshilli i qytetit.

Si ta plotësoni fletën e votimit tuaj

Radhitni deri në 5 kandidatë sipas preferencës.

  1. Zgjidhni kandidatin e parë dhe plotësoni rrethin pas emrit të tij në klonën e parë.
  2. 2. Nëse keni një kandidat të dytë, plotësoni rreth pas emrit të tij në kolonën e dytë.
  3. Mund të radhitni deri në 5 kandidatë. Nëse doni, mund të zgjidhni të votoni vetëm për një kandidat. Nëse radhitni kandidatë të tjerë, kjo nuk ndikon te kandidati që keni zgjedhur të parin.

Mos e radhitni të njëjtin kandidat më shumë se një herë. Nëse e bëni këtë, vetëm ai që është radhitur i pari do të merret parasysh.

Mos vendosni më shumë se një kandidat në të njëjtin pozicion. Nëse zgjidhni më shumë se një kandidat si preferencë të parë, fleta juaj e votimit do të jetë e pavlefshme.

Si do të numërohet fleta juaj e votimitXXX

Nëse një kandidat merr më shumë se 50% të votave si preferencë të parë, ai fiton zgjedhjen.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave si preferencë të parë, atëherë numërimi do të bëhet me raunde.

Në secilin raund, kandidati që ka më pak vota eliminohet. Nëse kandidati që keni vendosur si preferencë të parë eliminohet, vota juaj shkon te kandidati i dytë i preferuar në fletën tuaj të votimit.

Ky proces vazhdon derisa të kenë mbetur vetëm 2 kandidatë. Kandidati me numrin më të madh të votave fiton!

Çfarë dobish ka votimi me radhitje sipas preferencës?XXX

Votimi me radhitje sipas preferencës ju jep mundësi të tregoni më mirë se kush dëshironi të zgjidhet. Edhe nëse kandidati juaj më i preferuar nuk fiton, përsëri mund të ndihmoni në zgjedhjen e atij që duhet të fitojë.

Më shumë qytetari dhe më pak fushatë negative. Edhe kandidatët që nuk janë radhitur të parët kanë nevojë për mbështetjen tuaj si alternativë e dytë, e tretë, e katërt ose e pestë. Kjo i bën ata më tërheqës për publikun e gjerë.

Zgjedhjet i fitojnë kandidatët më të shumëllojshëm dhe me numër më të madh përkrahësish. Qytetet që kanë implementuar votimin me radhitje sipas preferencës kanë zgjedhur më shumë gra, madje më shumë gra me ngjyrë, duke i bërë zyrtarët e zgjedhur të jenë më përfaqësues të komuniteteve të tyre.

Për më shumë informacion, shikoni pyetjet e bëra shpesh (FAQ) për votimin me radhitje sipas preferencës